Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Rinovimi me Rashford, prioriteti kryesor i Unitedit

Gazeta10
11 January 2023 - 16:10

Marcus Rashford po kalon në formë jetësore me Manchester United.

Sulmuesi anglez ka bërë paraqitje fantastike me ‘Djajtë e Kuq’ në ndeshjet e fundit, ku është shndërruar në lojtarin kyç të repartit ofanziv të kësaj skuadre.

Forma e tij e mirë kohëve të fundit ka bërë që kryesia e klubit anglez ta bëjë prioritet rinovimin e kontratës me të.

Rashford pëlqehet shumë edhe nga trajneri Erik Ten Hag, i cili pas ndeshjes kundër Charlon Athletic ka deklaraur se anglezi është lojtar kyç i ekipit dhe nuk do të largohet nga ‘Old Trafford’.

Kontrata aktuale e Rashford skadon në vitin 2024, dhe  United tashmë raportohet se kanë nisur punën për t’I ofruar atij një kontratë të re afatgjate.

25-vjeçari këtë sezon ka shënuar 15 gola dhe ka dhuruar gjashtë asistimë në 25 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat.

Rashford ka qenë pjesë e grupmoshave të reja të ‘Djajve të Kuq’, ndërsa është promovuar në ekipin e parë në vitin 2016.

Përveç Rashford, Unitedi është në bisedime për të rinovuar kontratën edhe me gardianin David De Gea, mirëpo nuk është arritur asnjë marrëveshje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.