
Këngëtarja shqiptare, Rita Ora po vazhdon bashkëpunimet e ndryshme me bashkëshortin e saj regjisor, Taika Waititi.
Këtë të diel ata së bashku do të prezantojnë eventin e madh të ndarjes së çmimeve, MTV Europe Music Awards 2022, por po ashtu çifti kanë realizuar edhe një tjetër projekt së bashku, shkruan Gazeta10.
Bëhet fjalë për një reklamë të realizuar për vodkën e famshme “Belvedere”, me protagonist aktorin internacional Daniel Craig.
Taika është kujdesur për regjinë e reklamës, ndërsa Rita është kujdesur për pjesën muzikore të saj.
Ajo është shprehur se është e lumtur për këtë bashkëpunim
“Shumë e lumtur të isha pjesë e kësaj dhe të kompozoja një këngë me Kamille dhe Invisible Men Uk për ‘Belvedere’ dhe të argëtohesha me një prej reperëve të mi të preferuar të të gjitha kohërave, Giggs”, ka shkruar 31-vjeçarja në Instagram.”, ka shkruar ajo.
Rita ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi nga prapaskenat dhe një video të shkurtër të reklamës me Craig./Gazeta10