
Artistja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora, do të performojë më 6 shtator në Tiranë.
Hyrja për këtë koncert do të jetë falas, transmeton Gazeta10.
“E entuziasmuar dhe e nderuar të ju njoftoj se do të kthehem në Tiranë, për të performuar më 6 shtator”, ka shkruar ndër të tjera Rita Ora në Instagram.
Krahas, Rita Orës, në këtë koncert do të performojnë edhe artistë të tjerë shqiptarë si Ronela Hajati dhe Kida.
Koncerti do të fillojë në orën 20:00, në Sheshin Skëndërbej./Gazeta10
