
Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Rita Ora ka performuar në Hungari të shtunën mbrëma në Festivalin e të Rinjve në Szeged.
Por, Ritës gjatë interpretimit iu hodh nga adhuruesit një flamur i Serbisë.
Këngëtarja e mori flamurin serb dhe e vendosi madje në krah. Ky gjest i saj ka ngjallë reagime të shumta në rrjete sociale.
Rita Ora nuk ka reaguar ende në lidhje me rastin dhe ende nuk dihet se a e ka bërë një gjë të tillë me qëllim apo nuk e ka vërejtur që flamuri që ia hodhën ishte flamuri serb.