Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Rita Ora prezanton shtëpinë e saj milionëshe të epokës viktoriane

Gazeta10
06 October 2022 - 13:36

Këngëtarja shqiptare Rita Ora së fundmi bëri një turne në shtëpinë e saj milionëshe të epokës viktoriane, që ndodhet në lagjen Primrose Hill të Londrës në Architectural Digest, duke shpjeguar se rezidenca e saj ka një të kaluar mjaft të pasur.

“Një nga arsyet kryesore pse e bleva këtë shtëpi ishte për shkak të historisë”, tha këngëtarja derisa po e prezantonte shtëpinë.

“Është ndërtuar në vitet 1800, fillimisht në pronësi të një ilustruesi të quajtur Arthur Rackham, një nga artistët e mi të preferuar. Ai bëri të gjithë ilustrimet për Alice in Ëonderland, Red Riding Hood… shtëpia ka shumë energji, energji të mirë”.

Rita Ora e bleu për 8.5 milionë euro në vitin 2021 këtë shtëpi dhe në fillim të këtij viti njotoi për renovimin e saj./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.