
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvnolli, ka reaguar pas shkatërrimit të tre laboratorëve të drogës në veri të Mitrovicës.
Derisa ka shpërndarë një postim të ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla në Twitter, ajo ka shkruar se bandat kriminale dhe biznesi i paligjshëm po lulëzon me energjinë elektrike të vjedhur në veri.
Ajo ka thënë se kjo është arsyeja pse faturimi dhe pagesa e energjisë elektrike në komunat veriore kundërshtohet.
“Kjo është arsyeja pse faturimi dhe pagesa e energjisë elektrike në komunat veriore kundërshtohet, jo nga qytetarët tanë atje, por nga bandat kriminale, biznesi i paligjshëm i të cilave po lulëzon me këtë energji elektrike të vjedhur dhe që janë (të lidhura me) strukturat e kontrolluara nga Serbia dhe trajtohen si heronj në Serbi”, ka shkruar ajo në Twitter.
Our citizens in the northern municipalities deserve better. They deserve a normal life, just like other citizens in the rest of 🇽🇰, free of oppression & crime. Payment of ⚡️& 💧will enable investment which was not allowed by illegal structures to date.https://t.co/SsP8XcBHV1 https://t.co/kqvABIXZea
— Artane Rizvanolli (@Artane_R) February 12, 2023