Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Rodney Purvis shpallet “MVP” i xhiros së katërt në Superligën e Kosovës në basketboll

Gazeta10
03 October 2022 - 14:49

Basketbollisti i Pejës, Rodney Purvis, është shpallur “MVP” i javës së katërt në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll, raporton Gazeta10.

Purvis kishte një paraqitje fantastike në fitoren e Pejës ndaj Vëllaznimit.

Ish-basketbollisti i NBA në sfidën kundër Vëllaznimit arriti të realizoj 30 pikë, tre kërcime dhe katërt asistime për t’i dhuruar Pejës fitoren e katërt në po aq ndeshje të zhvilluara këtë sezon.

Federata e Basketbollit të Kosovës ka publikuar edhe formacionin e javës së katërt në elitën e basketbollit kosovar.

Top 5-shja e kësaj xhirojë përbëhet nga Rodney Purvis i Pejës, Wayne Arnlod i Ponte Prizrenit, Ivan Koljevic i Ponte Prizrenit, Daniel Lekndreaj i Bashkimit dhe Altin Morina i Bashkimit.

Në javën e katërt të Superligës së Kosovëës në basketboll, Bashkimi mposhti Rahovecin, Peja arriti fitore në udhëtim ndaj Vëllaznimit, Ponte Prizreni triumfoi ndaj Golden Eagle Yllit, ndërsa ndeshja Trepça – Prishtina u shtye për një datë të pacaktuar pasi të dy skuadrat kishin angazhime në garat ndërkombëtare në mesjavë. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.