Fituesi i Topit të Artë, Rodri ka zbuluar se lojtari i Real Madridit, Vinicius Junior nuk e ka uruar për suksesin.
Braziliani nuk ishte në gjendje të shkonte në eventin gala të organizuar nga UEFA pasi i gjithë delegacioni i Real Madrid vendosi ta bojkotonte atë, por Rodri zbuloi se kjo nuk ndodhi me telefon ose ndryshe.
“Vinicius nuk më ka telefonuar, por duhet të them që nuk më shqetëson aspak, nuk më vjen keq, nuk më intereson”, ka thënë Rhodri për L’Equipe.
“Është e rëndësishme për mua që familja ime, miqtë dhe klubi të jenë të lumtur me suksesin tim”.
“Personalisht, në fund, nuk do të më kishte shkuar ndërmend të bëja atë që bëri Real Madridi dhe të bojkotoja mbrëmjen gala”, shtoi ai.
“Nuk ka kuptim të flasim për këtë. Fakti që Reali nuk ishte prezent nuk më lëndoi, respektoj vendimin e të gjithëve, por e përsëris, do të kisha reaguar ndryshe”, tha Rodri.