Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Roma e Leverkusen kalojnë tutje në Ligën e Evropës

Gazeta10
16 March 2023 - 23:28

Kanë përfunduar ndeshjet e dyta të 1/8-ës së finales në Ligën e Evropës, ku u zhvilluan disa ndeshje mjaft interesante. Roma barazoi 0-0 me Real Sociedad, Leverkusen triumfoi 2-0, teksa Juventusi e Manchester United u kualifikuan gjithashtu pas fitoreve respektive.

Në ndeshjen e zhvilluar në “LaReal Arena”, ndeshja përfundoi me rezultat 0-0 mes Sociedad e Roma. Rezultati i përgjithshëm ishte 2-0 ne favor të italianëvë, pas fitores në ndeshjen e parë.

Në anën tjetër, Leverkusen u kualifikua për fazën çerekfinale pas fitores si mysafir i Ferencvaros, me gjermanët që në rezultat të përgjithshëm 4-0 mposhtën hungarezët.

Kualifikimin për fazën tjetër të Ligës së Evropës e siguruan edhe skuadra e Juventusit edhe ajo e Mancehster United.

Juventusi fitoi 2-0 përballë Freiburgut në Gjermani, ndërsa Manchester United me rezultat minimal 1-0 triumfoi si mysafir i Real Betis.

Shorti për fazën çerekfinale të Ligës së Evropës zhvillohet ditën e premte me fillim nga ora 13:00.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.