Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Ronaldo me parashikim befasues për finalen: Spanja do ta mposhtë lehtësisht Argjentinën

Gazeta10
19 July 2026 - 17:03

Legjenda e futbollit brazilian, Ronaldo Nazario, ka bërë parashikimin e tij për finalen e madhe të Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës, duke besuar se “Furia e Kuqe” do ta sigurojë trofeun pa shumë probleme.

“Spanja do të fitojë dhe do ta bëjë këtë lehtësisht”, ka deklaruar ish-sulmuesi brazilian.

Sipas Ronaldos, Spanja ka qenë një nga favoritët kryesorë që nga fillimi i turneut, së bashku me Francën.

“Spanja luan futboll të shkëlqyer, është pjesë e ADN-së së tyre. Ata e kanë kultivuar këtë stil prej shumë vitesh, duke nisur që nga grupmoshat e reja”, është shprehur ai.

Finalja e shumëpritur e Botërorit 2026 zhvillohet sonte, më 19 korrik, me fillim nga ora 21:00 sipas kohës së Evropës Qendrore, ku Spanja dhe Argjentina do të përballen për trofeun më të madh në futbollin botëror.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.