Kryetari i Komitetit për Çështjet e Jashtme të Parlamentit të Gjermanisë, Michael Roth, ka dënuar fuqishëm sulmin në kanalin e ujit Ibër-Lepenc në Kosovë.
Përmes një postimi në platformën X, Roth e ka quajtur sulmin e mbrëmshëm si “akt terrorist”, derisa ka theksuar se metoda e përdorur në sulm ishte në përputhje me terrorizmin në stilin rus.
“Këto janë metoda terroriste ruse kundër një shteti sovran në zemër të Evropës. Këto sulme duhet të hetohen në thellësi.
Nëse Serbia vërtet është pas kësaj, gjë që shpresoj të mos jetë, kjo do të shënonte fundin e negociatave të BE-së me Serbinë”, ka shkruar ai./Gazeta10