
Royal Beverage investon 400 mijë euro në energji solare (VIDEO)
Raporti: Saranda Aliu
Me të ardhura vetanake prej 400 mijë euro, kompania me seli në Gjilan, Royal Beverage, investoi në panele për prodhim të energjisë elektrike. Ky projekt u përkrah nga USAID, përfaqësuesit e së cilës thanë se nga ky investim do të mbrohet natyra. Nga kompania thanë se në të ardhmën do të vazhdojnë të bëjnë investime të tilla. Ndërsa, nga ministria e Ekonomisë u shprehen se kjo kompani përmes këtij projekti do të kursej mijë euro në vit.
Për shumicën e këtyre prodhimeve, tashmë do të shfrytëzohet energjia solare.
Kompania vendore Royal Beverage investoi 400 mijë euro të ardha vetanake, duke bashkëpunuar edhe me Jaha solar, nga e cila u furnizua me panele, të cilat prodhojnë energji elektrike.
Përfaqësues nga organizata USAID, e cila ishte mbështetësja më e madhe e këtij projekti, erdhën ta shohin nga afër e ta inagurojnë këtë investim.
Nga USAID, u shprehën mirënjohës për një investim të tillë, duke thënë se Royal Beverage është shembull i brezave të tjerë.
Mysafire në këtë ceremoni ishte edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila tha ky investim duhet të jetë shembull për kompanitë e tjera, ngase do të kursehen me mijëra euro gjatë vitit.
Pjesë e kësaj ngjarje ishin edhe përfaqëaues të Amabasadës Amerikane në Kosovë e kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni. / Kanal10