Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rozeta Hajdari, ministrja me aktakuzë

Gazeta10
20 October 2022 - 19:42

Partitë opozitare kanë kërkuar llogari nga ministrja Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, pas ngritjes së aktakuzës ndaj saj për mos deklarim të pasuris. Opozita thotë se kësaj qeverie i ka humbur kredibiliteti dhe se proklamimet se drejtësinë e kanë parim në qeverisje nuk po i përmbushin. Pas kritikave në seancën e kuvendit, ministrja Hajdari ka thënë se do të marrë përgjegjësi për vonesën e deklarimit të pasurisë, raporton Gazeta10.

Raporti: Gentiana Gashi

Kamera: Tonin Fejza

Partitë opozitare, kanë kërkuar përgjegjësi nga ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari.

Pas ngritjes së aktakuzës ndaj saj për mosdeklarim të pasurisë, opozita i quan paradoksale deklarimet e qeverisë se drejtësinë gjithmonë e kanë parim të qeverisjes së tyre.

Deputeti nga PDK, Hajdar Beqa, thotë se i takon ministres dhe është përgjegjësi e saj morale, t’i respektojë apo jo vendimet e gjykatës.

Ndërsa, sipas deputetit nga LDK, Driton Selmanaj, situata me ministren Hajdari, tregon se kjo qeveri nuk ka kredibilitet.

Një javë pasi prokuroria ngriti aktakuzë ndaj ministres Rozeta Hajdari për mos deklarimin e pasurisë, e njëjta vendosi të komentojë për këtë në seancën e kuvendit.

Pas akuzave të deputetit, Ferat Shala, se ajo po e mashtron shtetin, Hajdari iu përgjigj se merr përgjegjësinë për vonesën në deklarim të pasurisë.

Më 14 tetor të këtij viti, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj ministres Hajdari, duke e cilësuar si vepër penale për mos raportim ose raportim i rreme i të ardhurave./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.