Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Rrahje mes vëllezërve në Ferizaj, njëri sulmoi edhe nënën

Gazeta10
03 September 2023 - 8:59

Janë arrestuar dy persona në Ferizaj nën dyshimin se janë përleshur mes vete. Sipas Policisë së Kosovës njëri prej tyre e ka sulmuar edhe nënën e tij.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe rasti është iniciuar si dhunë në familje dhe sulm.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar nën dyshimin se janë përleshur fizikisht mes vete dhe njëri nga të dyshuari ka sulmuar fizikisht nënën e tij, viktimën femër kosovare. Njëri nga të dyshuarit ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e plotë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.