Policia ka njoftuar për një përleshje me shtatë persona mbrëmjen e së shtunës.
Dy policë jashtë detyrës, të cilët ishin afër vendit të ngjarjes, ndërhynë në përpjekje për të deskaluar situatën.
Gjatë sherrit, njëri nga efektivët ka pësuar një lëndim të lehtë në dorë.
Sipas policisë, njëri nga të dyshuarit përdori një objekt të mprehtë për të sulmuar të tjerët gjatë përleshjes. Të lënduarve iu është ofruar tretman mjekësor, përfshirë oficerin dhe të dyshuarit.
Në lidhje me rastin, policia ka arrestuar katër të dyshuar.
“LËNDIM I LEHTË TRUPOR /PENGIM I PERSONIT ZYRTAR- Pejë 12.10.2024 – 22:00. Është raportuar se janë përfshirë në një rrahje rreth 7 persona të dyshuar, njëri nga të dyshuarit kishte përdorur një mjetë të fortë për të sulmuar personat e pranishëm, në vendin e ngjarjes kanë qenë të pranishëm/afër dy zyrtar policor, jashtë detyrës zyrtare të cilët kanë intervenuar, gjatë intervenimit njëri nga zyrtarët policor ka pësuar lëndime të lehta trupore në dorë. Të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore, të njëjtit kanë pranuar tretmanin mjekësor. Katër dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar, pas intervistimit me vendim të Prokurorit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime.” – thuhet në njoftim.