Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Rrëfime tronditëse se si dhunohen gratë me aftësi të kufizuara në Kosovë

Gazeta10
04 Shkurt 2023 - 9:07

Në Kosovë vazhdohet të raportohet për rastet e dhunës në familje. E në shumicën e rasteve, viktima janë gratë.

Si rrjedhojë ka shumë raste tronditëse ku si pasojë e dhunës, gratë kosovare kanë përfunduar me vdekje.

Rrëfime tronditëse të dhunimeve dhe abuzimeve në forma të ndryshme të grave e vajzave me aftësi të kufizuara janë shpalosur nga organizata joqeveritare “You Can Do” të premten. Aty u përmenden rrëfimet e 10 rasteve të abuzimeve që kanë ndodhur ndaj grave me aftësi të kufizuara, në dy rajone të Kosovës.

Një rast i tmerrshëm u bë publik nga kjo organizatë. Sipas hulumtimit, në njërin rast, një grua me aftësi të kufizuara, pas vdekjes së burrit të saj, ishte dhunuar nga kunati dhe kushërinjtë, në prezencë të djalit të saj.

Në një rrëfim tjetër, një grua me aftësi të kufizuara e përdhunuar nga disa burra, ajo mbetet shtatzënë dhe është e detyruar nga familja ta mbajë familjen në bark dhe duke mos e takuar më asnjëherë pas lindjes.Një grua me aftësi të kufizuara e shfrytëzuar dhe e shitur tek personat e tretë nga persona të tjerë, theksoi tutje “You Can Do”.

Në një rast tjetër, një grua me aftësi të kufizuara ndaj së cilës u ushtrua dhunë fizike, dhe më pas u detyra të martohej me një burrë 50 vjet më të moshuar sesa ajo.

Organizata përmend edhe një rast tjetër kur poashtu një grua me aftësi të kufizuara thuhet se është dhunuar nga pesë persona për dy ditë radhazi, e cila lajmëroi rastin në polici, por pretendohet se Policia e Kosovës, nuk e besoi rastin e saj, theksohet sipas hulumtimit të “You Can Do”.

Një grua me aftësi të kufizuara është detyruar që pas dhunimit të abortojë fëmijën pas tre muajve shtatzëni nga dhunuesi, bën të ditur hulumtimi.

“Një grua me aftësi të kufizuara e cila ka përjetuar dhunë fizike nga arsimtarët, është fyer dhe ofenduar me fjalët më të rënda nga familjarët. Një grua me aftësi të kufizuara e rrahur nga vjehrri dhe më pastaj e lënë në mes të rrugës nga burri i saj pse fëmija i saj nuk është djalë. Një grua me aftësi të kufizuara pas vdekjes së fëmijës gjatë shtatzënisë, e keqtrajtuar nga familja duke mos qenë e pranuar për të qenë pjesë e familjes më”- janë disa nga rastet e tjera.

Mihrije Abdullahu, koordinatore e këtij projektit ka thënë se kanë bërë hulumtim në dy regjione të Kosovës në prokurori, gjykatë e në polici./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.