
Në Gjilan gjatë ditës së djeshmë një burrë ka rrëmbyer një vajzë, raporton Gazeta10.
Sipas raportit të policisë është raportuar se i dyshuari sëpari ka ushtruar dhunë mbi të pastaj e ka rrëmbyer me forcë duke e futur në një veturë.
I dyshuari dhe viktimat kanë qenë në lidhje dashurie.Njësitë relevante janë duke e trajtuar rastin si dhe rast është duke u hetuar.
“Mogillë, Kllokot 10.04.2023 – 13:45. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar fillimisht dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare, pastaj me forcë e ka rrëmbyer, duke e futur në një veturë. I dyshuari dhe viktima kanë qenë në lidhje dashurie. Njësitë relevante policore janë duke e trajtuar rastin. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta10