Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Rrënohen edhe dy vila rreth liqenit të Batllavës

Gazeta10
25 November 2022 - 15:58

Edhe dy vila të ndërtuara pa leje u rrënuan sot rreth liqenit të Batllavës, në Orllan të Podujevës.

Kështu bëri të ditur për KosovaPress zëdhënësi i komunës, Fatri Zhitia, i cili informoi se aksioni do të vazhdojë deri të rrënohen 8 vilat për të cilat është nxjerrë vendimi.

Zhitia tregoi se pronarët janë njoftuar 10 ditë më parë se do të ju rrënohen vilat.

“Kemi kërkuar që t’i largojnë gjësendet me vlerë”, shtoi Zhitia.

Ndryshe, dje filloi aksioni për rrënimin e vilave në Orllan, i cili kishte qenë i planifikuar të zhvillohej të hënën./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.