Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Rreth 15 familje në Prizren ankohen për mungesë të ujit të pijshëm tani e 4 muaj

Gazeta10
14 November 2022 - 8:48

Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmeti”, është raportuar se disa banorë të lagjes “Ulqini” në Prizren tani e katër muaj kanë mungesë të ujit të pijshëm në shtëpitë e tyre, raporton Gazeta10.

“Disa herë kemi qenë në ujësjellës me paraqit rastin, kanë ardhur dy tre herë kanë punuar por nuk e kanë zgjedhur problemin. Kemi qenë unë dhe disa banorë por nuk po na marrin parasysh. Jemi shumë gjendje të vështirë pa ujë. As ata vet nuk po e dinë, vet kanë ardhur dhe e kanë konstatuar se nuk kemi ujë. Këtu janë 15 shtëpi që nuk kanë ujë, të tjerat kanë edhe pa hidrofor ne edhe me të edhe nuk kemi.”, është ankuar një qytetar.

Mënyrë se si ata funksionojnë ata tani është e vështirë, pasi që mbushin rezervat me ujë vetëm gjatë kohës kur të tjerët janë në gjumë dhe nuk shfrytëzohet shumë uji.

“Funksionojmë mbas orës 12:00 të natës duhet më u zgjuar me mbush kazanin e ujit, deri atëherë nuk kemi ujë.”, ka thënë një qytetar.

Ata kanë thënë se e tërë lagjja janë shkuar dhe ankuar por nuk ka zgjidhje./Gazeta10

https://www.youtube.com/watch?v=-S2VkNkLrZI

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.