
Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” përmes një lidhje direkte me gazetaren Egzona Shala është raportuar se banorët në fshatin Grabovc të Obiliqit kërkojnë vendosjen e statcionit të trenit.
Krejt kjo si rrjedhojë e rrezikut nga veturat që ata po përballen çdo ditë derisa po e kalojnë rrugën për të shkuar në vendin ku hypin në trenë, raporton Gazeta10.
“Nëse të bie me prit trenin natën, nuk ki vend ku të strehohesh, ka rrezik shumë të madh derisa je tu e kalu rrugën për me shku te treni”, tha banori.
Ai gjithashtu tregon se ankesën për një stacion të trenin nuk e kanë bërë për arsye se ka qenë e paraparë të bëhej kur është rregulluar rruga./Gazeta10