Gazeta10

Rriten për 100 euro pagat e punëtorëve teknikë në sektorin privat

Kryetari i sindikatës së sektorit privat, Jusuf Azemi, ka njoftuar se nga data 1 qershor 2024 pagat e punëtorëve teknik të sektorit privat në QKUK, do të jenë me rritje për 100 euro më shumë, pra gjithsej 402 euro.

Kështu ka njoftuar ai në një postimi në Facebook, duke thënë se deri te ky rezultat erdhën pas shumë negociatave, protestave, grevave me punëtorët teknikë të sektorit privat QKUK dhe pas shumë përplasjeve e shtyrjeve.

“Në këtë rritje duhet përmendur edhe ministrin Arben Vitia, i cili me kontributin e tij bëri që 326 punëtorë t’i gëzohen kësaj rritjeje. Ne dimë edhe të lavdërojmë kur e bëjnë punën mirë ministrat. Së shpejti edhe punëtorët e sigurimit fizik do ta kenë po këtë rritje. Ne pas 6 muajsh do të kërkojmë që edhe kjo pagë të rritet gjithherë konform ligjeve në fuqi. Kur jemi unikë arrihet gjithçka që lejon ligji”, ka shkruar Azemi. /Gazeta10/

NË FOKUS

Përplasen ‘keq’ Ahmet-Geci: A je i bindur që ti ka vra shokët Hashim Thaçi?
Përplasen ‘keq’ Ahmeti-Geci: A je i bindur që ti ka vra shokët Hashim Thaçi?
Screenshot_15-1
Gani Germia jep deklaratën e fortë për ish menaxherin: Ai nuk është burrë hiq, ka 24 orë kohë për me e prish kontratën
xhamia-600x330-1
E rëndë: Vdes në moshën 36 vjeçare hoxha Ekrem Kodraliu
ndii
NDI mohon se sondazhi për rënditjen e partive politike i publikuar sot në disa media është i tyre
arbeni
Arben Ahmeti dhe Gani Geci sqarohen pas degradimit në debat- deklaratat e plota të tyre
IMG_6519
Në këtë orë falet nesër Kurban Bajrami
Screenshot 2024-06-13 212130
"Kingji falë t'koft" - 3 vjet më vonë "Drenica" i bashkon dorën Gani Gecit e Arben Ahmetit
LAJMI-I-FUNDIT
Ky është i riu që e rrëmbeu 29-vjeçarin dhe kërkoi 30 mijë euro për lirimin e tij