Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë raportuar 10 raste të dhunës ndaj grave.
Sipas policisë, rastet kanë ndodhur në komunën e Prishtinës , Gjilan, Prizren dhe Gjakovë, raporton Gazeta10.
Në Prishtinë, raportohet se është arrestuar e një person dhe është dërguar në mbajtje pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj një vajze. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është derguar në mbajtje .
“Prishtinë 29.03.2023 – 00:00-07:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht viktimën kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
“ Gllogoc 29.03.2023 – 11:06. Ankuesja kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar në gjendje të dehur ka shkaktuar probleme në shtëpi duke demoluar orenditë. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë .
“Lipjan 29.03.2023 – 06:45. Ankuesja kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë .
“ Prishtinë 29.03.2023-15:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar i ka shkaktuar dhunë psikike viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe nga i njëjti është konfiskuar një pistoletë me leje përkatëse dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë .
“Podujevë 29.03.2023-19:25. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj saj. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë .
“ Novobërdë 29.03.2023-13:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje i ka shkaktuar dhunë fizike dhe psikike. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë .
“Gjilan 29.03.2023 – 00:36. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte kanosur disa persona dhe kishte demoluar gjësende nëpër shtëpi. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
“Gjilan 29.03.2023-20:50. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale, përmes mesazheve është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar i cili është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë .
“Prizren 29.03.2023-12:00. Ankuesja femer kosovare ka raportuar se pas fjalosjes me të dyshuarin mashkull kosovar i njëjti e kishte demoluar shtëpinë, dhe më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes . Lidhur me rastin është informuar prokurori, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë .
“Malishevë 29.03.2023-17:45. Viktima femër kosovare ka pranuar tretman mjekësor pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje verbale është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /Gazeta10/