Ka shkuar në 72 numri i viktimave që kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve. Mediat vendase bëjnë të ditur se disa persona rezultojnë të zhdukur, ndërsa operacionet e shpëtimit vazhdojnë në të gjithë Spanjën jugore dhe lindore. Ekipet e shpëtimit janë penguar nga linjat e rrëzuara të energjisë që kanë ndërprerë energjinë elektrike, si dhe rrjetet telefonike dhe rrugët e përmbytura që mbeten të pakalueshme.
Qeveria spanjolle ka shpallur tre ditë zie, duke filluar nga nesër, u tha gazetarëve Ángel Victor Torres, ministri përgjegjës për politikën territoriale.