Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rritja e pensioneve për 20 për qind, Kurti: Fillon nga ky muaj

Gazeta10
12 October 2024 - 10:27

Kryeministri Albin Kurti ka treguar për mbledhja e dytë e Qeverisë për këtë javë, e 224-ta me radhë, e mbajtur dje në mënyrë elektronike, që sipas tij solli mes tjerash këto vendime të rëndësishme.

Përmes një postim në Facebook, Kurti ka shkruar se rritja e pensioneve fillon nga ky muaj.

Postimi i tij:

• Rritjen e pensioneve me 20 për qind duke filluar nga ky muaj, për skemat dhe nën-programet:

• Pensioni bazik i moshës;

•︎ Pensionet kontributdhënëse I, II, III dhe IV;

• Pensionet për aftësitë e kufizuara duke përfshirë atë për fëmijë dhe të rritur si dhe për personat e verbër I dhe II e për personat paraplegjik dhe tetraplegjik I dhe II;

• Pensioni familjar;

• Pensioni invalidor i punës;

• Pensioni i parakohshëm për Trepçën.

• Ndarjen e 200 mijë eurove për Olimpiadën Evropiane të Vajzave në Matematikë (EGMO) 2025, të organizuar nga Shoqata e Matematikanëve të Kosovës.

• Ndarjen e 200 mijë eurove për ofrimin e ndihmës për rimëkëmbje nga fatkeqësia natyrore dhe vërshimet e ndodhura në Bosnje dhe Hercegovinë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.