
Në emisionin “Mëngjesi më Arben Ahmetin” përmes një lidhje direkte me gazetaren Egzona Shala është raportuar se gypat e ujit të pijes janë dëmtuar në fshatin Bellopojë të Podujevës.
Nga ky dëmtim i gypave të ujit banorët po kanë problem të hyjnë edhe në tokat e tyre bujqësore.
Sipas banorit më këtë problem janë ballafaquar që nga muaji janar, raporton Gazeta10.
Ai tregon se e kanë lajmëruar edhe ujësjellsin e Prishtinës por që nuk kanë ndërmarr ndonjë veprim.
“Ujësjellsi ka qenë dhe e ka parë problemin nga afër, por që ata kanë dhënë arsyetime tjera dhe nuk kanë intervenuar në këtë gyp të ujit”.
Banori tregon se disa lagje në këtë fshat nuk kanë ujë fare si shkak i rrjedhjes së këtij gypi.
Kanal10 ka tentuar ta kontaktojë edhe zëdhënësen e K.R.U Prishtina por që nuk është lajmëruar./Gazeta10