Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

Rrokulliset traktori në Polanë të Istogut, vdes një person

Gazeta10
15 Prill 2026 - 14:06

Një person e ka humbur jetën si pasojë rrokullisjes me traktor.

Rasti ka ndodhur në Istog, konkretisht në fshatin Polanë.

Lajmin e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

“Një qytetar nga Leskoci i Klinës ka shkuar për dru me traktor në fshatin Polanë të Istogut, me ç’rast në rrethana ende të paqarta është rrokullisur. Ai është dërguar për trajtim mjekësor në Qendren Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë, ku mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen”, deklaroi Gashi.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë ekipet e emergjencës dhe autoritetet përkatëse, të cilat po hetojnë shkaqet që çuan në këtë aksident tragjik”, shtoi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Kronika e Zeze
31 Mars 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.