
Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” është raportuar se në Kalabri të Prishtinës, përkatësisht rruga “Dëshmorët Ponoshecit” ka mbetur e pa ndërtuar që dy vite.
Banori i kësaj lagjeje ka thënë se në muajin shkurt është hapur një tender dhe është folur që të nënshkruhet një memorandumi me menaxhimin e tashëm të Ibër Lepencit, që të fillojnë punimet.
Kjo rrugë ka mbetur pa u rregulluar për arsye se posht kësaj rrugë është një gyp i Iber Lepencit, raporton Gazeta10.
E sipas banorit ky gyp nuk ëshët shfrytëzuar asnjëherë.
“Me ndërprerjen e këtyre ndërtimeve mirëqenia na u është vështirësuar skajshmërisht, kemi dëme të mëdha në vetura”, tha banori.
Banori shton se ky vendim për ndaljen e punimeve në këtë rrugë nga Ministria e Planifikimit është aspak human ndaj banorëve./Gazeta10