Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, teksa e ka pyetur ministrin e Infrastrukturës, Librun Aliun, për rrugën Prishtinë-Podujevë, i ka thënë se nëse nuk mund ta asfaltojë të paktën ta sinjalizojë atë, raporton Gazeta10.
Tahiri ka thënë se kjo është hera e tretë që po e shtron këtë pyetje.
“Është hera e tretë që boj pyetje për ju për rrugën Prishtinë-Podujevë dhe është disa herë që e kam ngrit publikisht, a ka mundësi për shkak që nuk kam pyetje shtesë e kam vetëm këtë pyetje, a ka mundësi me na dhënë një zotim këtu në foltore nëse nuk mundesh me e shtru rrugën me asfalt, nëse ki probleme, së paku të lutna, sinjalizimin e rrugës me e bo”, ka thënë Tahiri.
Tutje, Tahiri ka thënë se kjo rrugë e ka sinjalizimin më të dobët në vend.
“Është rrugë e cila realisht e ka sinjalizimin më të dobët në Kosovë”, ka thënë ai. / Gazeta10