
Ekspertët e komunikacionit vlerësojnë se numri i madh i aksidenteve vjen shkaku i trekëndëshit qytetar, polic, sinjalizim, raporton Gazeta10.
Aksidente me fatalitet janë shënuar edhe në fillimin e këtij viti. Në muajin janar pesë persona kanë vdekur ndërkaq vetëm në javën e fundit të muajit shkurt, shtatë të tjerë humbën jetën në aksidente trafiku. E arsyet e aksidenteve, sipas ekspertëve të fushës, janë nga më të ndryshmet.
Rrugët e Kosovës vazhdojnë të shndërrohen në skena tragjike si pasojë e aksidenteve të rënda me makina.
Të rinjë, fëmijë e familje të tëra po shuhen nga këto aksidente.
Vetëm në janarin e këtij viti kanë vdekur 5 persona ndërsa në javën e fundit të muajit shkurt, shtatë persona të tjerë në rajone të ndryshme.
Ekspertët e komunikacionit kërkojnë nga institucionet përgjegjëse që të jenë më rigoroze ndaj shkelësve të rregullave në trafik.
Bekim Ahmeti, ka thënë se mosrespektimi i kufizimit të shpejtësisë, moskryerja e punës nga ana e policisë, mungesa e sinjalizimit horizontal e vertikal janë disa nga çështjet problematike që ndikojnë në aksidente.
Edhe njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, ka thënë se zanafilla e këtyre probleme është edhe tek përgatitja e instruktorëve.
Shala ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të jenë më rigoroze ndaj shkelësve të rregullave në trafik.
Nga të dhënat e Policisë së Kosovës, del që në periudhën janar-dhjetor 2022 kanë ndodhur 20 mijë e 794 aksidente, prej të cilave 106 persona kanë mbetur të vdekur./Gazeta10