Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rrusta për Kicën: Kushdo që nuk përshtatet me narrativën e pushtetit, linqohet nga ta

Gazeta10
08 September 2022 - 17:58

Teutë Rrusta nga PSD-ja po e sheh si problem linqimin e aderimeve të deputetëve nga VV-ja në partitë tjera .

Ajo në Info10 tha se këto linqime nuk i ndihmojnë ambientit demorkatik në Kosovë, shkruan Gazeta10.

“Ka bërë një hapë të rëndësishëm me daljen nga Grupi Parlamentar i pushtetit. Çka unë e shoh problem është shpallja, tradhtar, armik për kushdo që nuk përshtatet me ambientin dhe narrativën zyrtare çka proklamon Qeveria. Këto kalime duhet me u konsideru normale, njerëzit janë të lirë me zgjedh. Mënyra si i qasemi ne këtyre kalimeve, njerëzit e kanë shumë problem linqimin. Kjo nuk i ndihmon ambientit demokratik. Kur vjen te pranueshmëria është një përgjigje që lë për të dëshiruar”, tha Rrusta.

Rrusta tha se partia në pushtet, Vetëvendosje përdorë standardë të dyfishtë sa i përket aderimit të deputetëve.

“Vetëvendosje se ka problem t’i marrë deputetët e partive tjera, mirëpo nuk e përdorë të njëjtin standard të vlerësimin kur një deputetë largohet nga ta. Kur flasim për standarde, ato janë universale dhe duhet të vlejnë për të gjithë, kjo nuk po është rasti edhe kjo është hipokrizi”, tha Rrusta në Info10.

Ajo theksoi se VV-ja do të përcaktoj në mënyrë arbitrare çfarë është e mirë e çfarë jo.

“Partia në pushtet i jep vetës të drejtë me përcaktu në mënyrë arbitrare çka është e mirë e jo e mirë”, shtoi Rrusta. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.