
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka thënë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po sillet si i huaj në raport me Kosovës.
Rama gjatë ditës së sotme u pajtua me reagimin e ndërkombëtarëve, që dënuan ashpër veprimin e Qeverisë së Kosovës në komunat veriore.
Rrustemi ka thënë se ka pritur që në këto raste spektri shqiptar të jetë i bashkuar.
“Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë dhe shqiptar po sillet si ndërkombëtar, si i huaj në raport me Kosovën. Është për të ardhur të keq. Është e rëndësishme që spektri shqiptar të jetë i bashkuar në këtë rast. Kosova po përmbush detyrimet e saj ligjore dhe kushtetuese. Rama duhet të sillet si kryeministër shqiptar. Nuk mund ta përfytyroj se si shteti i së drejtës po i kontribuojka tensioneve”, ka thënë deputeti i VV-së në “Interaktiv” të KTV-së.
Ai ka thënë se edhe partitë politike opozitare të Kosovës duhet të jetë unik për sovranitetin e vendit.
“Spektri politik duhet të jetë unik sa i përket ligjshmërisë dhe sovranitetit të vendit. Nuk mund të kuptoj sjelljen e partive opozitare të Kosovës. Ne kemi detyrim zbatimin e kushtetutshmërisë”, ka thënë Rrustemi.