Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rusët nxitojnë të ikin pas urdhrit të Putinit për mobilizim ushtarak(VIDEO)

Gazeta10
22 September 2022 - 13:25

Shumë rusë kanë rezervuar me nguti bileta njëdrejtimëshe për t’u larguar nga Rusia, pasi presidenti i shtetit, Vladimir Putin, ka shpallur mobilizim të pjesshëm të rezervistëve ushtarakë për luftën në Ukrainë, shkruan REL, transmeton Gazeta10.

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka thënë në një intervistë televizive se do të mobilizohen 300.000 rezervistë me përvojë përkatëse ushtarake.

Çmimet e biletave janë rritur menjëherë, pasi ka shqetësime se kufijtë e Rusisë mund të mbyllen shpejt, apo që Putin mund të shpallë mobilizim të plotë.

Një grup me bazë në Beograd, i quajtur, Rusët, bjellorusët, ukrainasit dhe serbët të bashkuar kundër luftës, ka bërë të ditur se nuk ka më bileta për fluturimet nga Rusia në Beograd deri në mesin e muajit tetor.

https://mobile.twitter.com/carlbildt/status/1572848574089789440

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.