Rusia kreu një sulm mbrëmë në Odessa, Ukrainë duke vrarë një civil. Kështu bëri të ditur guvernatori i rajonit, Oleg Kiper duke shtuar se ka edhe rreth pesëmbëdhjetë të lënduar, mes tyre edhe fëmijë.
“Fatkeqësisht kemi një civil të vrarë në një sulm rus të ndodhur gjatë natës në Odessa”, shkroi Oleg Kiper në Telegram.