Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sa është paga e një zjarrfikësi në Kosovë?  – Flet kryetari i sindikatës

Gazeta10
17 November 2023 - 18:31

Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve, Muharrem Beka ka folur në emisionin Raport në Kanal10 për paknaqësitë dhe kërkesat e zjarrfikësve.

Beka ka paralajmëruar protestë në rast se të njëjtat nuk do të merren parasysh.

Ai ka thënë se “paga bazë e një zjarrëfikësi në Kosovë është 525 euro”, derisa ka shtuar se nuk kanë fare shtesa të rrezikshmërisë.

Mirëpo sipas tij nuk është problem vetëm tek pagat.

“Këtu problem është  tek organizimi, çështja e statusit, çështja e mosdefinimit të kompetencave mes AME-së dhe komunave. Ne jemi me një pozitë as me komuna as me AME”, tha Beka.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.