Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Sadiku i reagon ashpër Pecit: Nuk e di çfarë ka shpifje këtu, kërkoni falje Bajramit dhe Mustafës!

Gazeta10
21 November 2024 - 21:41

Gazetari, Naim Sadiku i ka reaguar ashpër ministrit, Faton Peci, i cili tha se të gjitha akuzat ndaj tij janë shpifje dhe mashtrime.

“Nuk e di këtu çka ka shpifje dhe çka ka gënjeshtra. A është e vërtetë që dy anëtarë të Komisionit për Bujqësi, familjarë kanë kërkuar grant. E dyta, a është e vërtetë që këshilltari juaj ka marrë grant prej Ministrisë së Bujqësisë? Çfarë ka shpifje këtu?”, ka pyetur gazetari Sadiku në ‘Politiko’.

Megjithatë, ndaj një deklarate të tillë ka reaguar ministri Peci.

“Çfarë këshilltari është Naim Ruglica”, ka thënë Peci.

Sadiku ka thënë se Peci po tenton të ikë nga përgjegjësia, derisa ia ka përmendur konferencat e mbajtura për arrestimet e 2.1 milionishit.

Në debat e sipër, Sadiku ka kërkuar që Peci t’u kërkojë falje ministrave të mëhershëm, për të cilët VV-ja dilte dhe mbante konferenca për “skandalet” e LDK-së dhe partive të tjera.

“A e ka pasë në pjesë të kabinetit? Çfarë ka shpifje qetu. Nëse qetu ka shpifje, atëherë kërkoju falje Besian Mustafës, Hykmete Bajramit që i keni gozhdu për rastin e 2.1 milionëshit. Kur janë arrestu zyrtarët e agjencisë së Minstrisë së Bujqësisë kur ministër ka qenë Besian Mustafa, për të cilin janë mbajtur konferenca për media ku është kërku shkarkimi i tij”, ka thënë Sadiku.

“Po kanë pasë përkrahje politike ata”, ka thënë Peci. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.