Gazeta10

​Sadiku: Këtë dëshpërim do ta kthej në fuqi dhe medalje

Për herë të tretë India nuk ia mundësoi Donjeta Sadikut pjesëmarrjen në gara ndërkombëtare. Kësaj radhe boksieres kosovare iu mohua garimi në Kampionatin Botëror të boksit vetëm për shkak se ky shtet nuk e njehë Kosovën si shtet të pavarur.

Angazhimi i institucioneve të Kosovës në këtë drejtim nuk mungoi, por në fund përgjigjja ishte sërish negative.

Sadiku nuk e fsheh zhgënjimin e saj. Ajo thotë se synonte që ta ngriste flamurin e Kosovës duke fituar medalje në Indi.

“Ky rasti i fundit, moslejimi për pjesëmarrje në Kampionat Botëror ka qenë mjaftë e mërzitshme për mua edhe ka qenë një dëshpërim mjaftë i madh. Kam pritur që të marr pjesë në këtë kampionat dhe synimi im i vetëm ka qenë sigurimi i medaljes me qëllim që ta ngris flamurin në Indi.

Pjesëmarrja në këtë kampionat pa simbolet e Kosovës, ashtu siç kërkoi India, Donjeta thotë se nuk ishte fare opsion. Ajo gjithashtu paralajmëron se këtë dëshpërim që iu shkaktua do ta kthejë në fuqi dhe medalje në garat e ardhshme.

“Kur morëm lajmin kam qenë më trajneren time dhe thash që synimi im asnjëherë nuk ka qenë në pyetje mbrojtja e titullit ose sigurimi i medaljes mirëpo ka qenë vetëm ngritja e flamurit dhe unë nuk kam qenë e pajtimit që ta marrë pjesë pa himn ose pa flamur e vendit tim. Normalisht që këto ditë jam pak e de-motivuar, mirëpo nuk kam kohë për të qenë e dëshpëruar sepse kam gara të tjera dhe këtë dëshpërim edhe këtë padrejtësi do ta kthej në fuqi dhe në medalje dhe këtë ka për t’ua vërtetuar të gjithëve në muajin qershor.”, theksoi ajo.

Ndërsa, trajnerja e saj Mariola Sallauka, thotë se Sadiku ishte tejet e motivuar në prag të këtij kampionati dhe kjo është arsyeja pse zhgënjimi është shumë më i madh.

“Është shumë zhgënjyese për faktin se deri në momentet e fundit ne kemi pritur që do të na konfirmohet pjesëmarrja në Kampionatin Botëror. Gjithë treningun e kemi bërë dhe e kemi kaluar gjatë këtyre muajve ka qenë qëllimi i vetëm për të siguruar medalje dhe për ta ngritur flamurin në Indi. Në njëfarë mënyrë kemi pritur shumë për të marrë pjesë për shkak se Donjetës dy herë i është mohuar e drejta dhe kemi qenë shumë të motivuar, sidomos Donjeta e ka pasur një ndjenjë të jashtëzakonshme për këtë kampionat dhe është vërtetë zhgënjyese.”, theksoi Sallauka.

Përkundër kësaj pengese, Sallauka thotë se synimi i radhës është medalja në Lojërat Olimpike, derisa shpreson që në të ardhmen sportistët tjerë të mos kenë probleme të tilla.

“E kemi synimin për kualifikueset që mbahen në qershor, kualifikuese për Lojërat Olimpikë. Punën po e vazhdojmë, nuk po ndalemi aspak dhe shpresojmë që ta kualifikohemi dhe të sigurojmë medalje në Lojërat Olimpike…Jam e kënaqur për rëndësinë që i kanë dhënë këtij kampionati institucionet tona dhe shpresojmë që sportistët e Kosovës të mos i kenë këto probleme për shkak se disa vende nuk e njohin Kosovën si shtet sepse po dëmtohen sportistët në këtë rast.”, tha në fund ajo.

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë