Gazeta10

Sadiku: Ministri Çeku e Andin Hoti, pjesë e delegacionit kosovar në Ohër

Ministri i Kulturës Hajrullah Çeku dhe kryesuesi i Komisionit Qeveritar për të Zhdukurit, Andin Hoti, do të marrin pjesë në takimet e përbashkëta të delegacionit të Kosovës me atë të Serbisë në kuadër të procesit të dialogut që do të mbahet këtë të shtunë në Ohër.

Kështu ka bërë të ditur gazetari i Kanal10, Kushtrim Sadiku teksa ka treguar se janë bërë të gjitha përgatitjet për të mirëpritur palët në Ohër, raporton Gazeta10.

Sipas Sadikut, edhe çështja e të pagjeturve dhe ajo e statusit të Kishës Ortodokse pritet të jenë temat që do të diskutohen mes delegacioneve.

Sadiku ka treguar po ashtu se delegacionit serb do t’i prijë presidenti, Aleksandar Vuçiq dhe Petar Petkoviqi si kryenegociator.

“Asociacioni dhe çështja e statusit të Kishës Ortodokse pritet të ketë edhe përfaqësim ministror të ministrit të Kulturës, Harullah Çeku, pritet të jetë pjesë e delegacionit. Po ashtu edhe çështja e të zhdukurve pritet të jetë temë diskutimi, ku pjesë e takimit pritet të jetë edhe Andin Hoti si shef i delegacionit të të zhdukurve. Delagacioni i Kosovës pritet të vijë në Maqedoni të Veriut me vetura, ndësa ai i Serbisë me aeroplan”, u shpreh Sadiku.

Takimi i dy krerëve Kurti-Vuçiq pritet të mbahet mëngjesin e kësaj të shtune në Ohër, me ndërmjetësimin e shefit të diplomacisë së BE-së Josep Borell, emisarit special për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak si dhe të dërguarit special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Më poshtë video e plotë nga lidhja LIVE në Prime Time. /Gazeta10

NË FOKUS

418182730_743633051288017_6642594476175055703_n
E dhimbshme: Kjo është gruaja që vdiq pasi u plagos me armë në Prishtinë, ishte kalimtare rasti
900-0-policia-naten-ne-shkoder-vrasje-972x579-1
E dhimbshme: Ky është i riu që u vra sonte në Prishtinë
Adriana-Matoshi-2-668x375-1
Adriana Matoshi në iftar me ish bashkëshortin dhe të birin
LAJMI-I-FUNDIT
Këta janë dy vëllezërit e dyshuar për vrasjen e rëndë në Prishtinë, ende në arrat
konf
Kështu nisi konflikti mes “Cucit” dhe vëllezërve Berisha që përfundoi me dy viktima në Kolovicë
850x600_ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-3-780x439-11619711563
Policia jep detaje për vdekjen e Triumf Feratit
vrasje
Dy meshkuj gjenden të pajetë në Prishtinë, policia jep detajet e fundit  
Tri
Personi që u gjet i vdekur në Gurrakoc është vëllai i kryetarit të Istogut