
Zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut, Skender Sadiku, në “Politiko” ka komentuar situatën e fundit së krijuari në vend pas vendosjes së barrikadave në veri nga serbët lokal, raporton Gazeta10.
Sadiku ka thënë se Lista Serbe është ajo e cila ka “marrë bajrakun e budallakut” dhe e ka eskaluar situatën deri në këtë masë.
“Këtyre ditëve, një organizatë politike që është Lista serbe është targetuar dhe e ka marrë bajrakun e budallakut. Lista Serbe para katër muajve veç ja ka filluar këto aksione, ka qenë në rregull, por tani është target dhe është bërë një grup i njerëzve që i thotë publikisht këto sene. Vuçiq pat thënë se nuk mund t’i kontrolloj rebelet e ri që janë në Mitrovicë, ata kanë thënë se ne e kemi besimin tek ti, ti grahi punës. Përderisa LS është marrë me politik, ka qenë në rregull, tani janë sulmuar dy institucione të pavarura KKZ në Mitrovicë dhe Zubin Putok, ku kanë dalur njerëz me maska. Lista Serbe është ajo që ka eskaluar publikisht situatën deri në këtë gjendje.”, ka deklaruar Skënder Sadiku.