
Gazetari Kushrim Sadiku e ka quajtur ditë historike zgjedhjen e Talat Xhaferit kryeministër të Maqedonisë së Veriut.
Për këtë, autori i emisionit ‘Politiko’ merituar ja ka adresuar liderit të BDI-së, Ali Ahmetit. Sipas tij, tani pozicioni i shqiptarëve është shumë me i mirë në Maqedonin e Veriut, raporton Gazeta10.
Megjithatë Sadiku ka theksuar se nuk ka arsye qe të ekzaltohemi, pasi sipas tij, është vetëm qeveri teknike dhe nuk mund të marrë vendime të mëdha.
“Me arritjen e marrëveshjes së Ohrit shqipëtarët fitojnë më shumë të drejta llogariten dhe betonizohen si popull si shtet formus atje edhe pse ka shumë pika të cilat nuk janë zbatur që nga viti 2001 por gjithsesi pozicioni i shqiptarëve ndryshon në mënyrë drastike fillimisht duke folur shqip në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut dhe duke pasur ministra si dhe figurat si Talat Xhaferi”, ka thënë ai./Gazeta10/