Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Sadio Mane: Ndoshta një ditë do ta fitojë “topin e artë”

Gazeta10
19 October 2022 - 14:11

Dy trofe në Angli me Liverpool dhe finalja e Championsit, pa anashkaluar suksesin me Senegalin në Kupën e Afrikës nuk i mjaftuan lojtarit afrikan për të thyer sulmuesin e Realit Karfim Benzema (Mane u rendit i 2-ti nga vlerësimi përfundimtar).

Por ai nuk mbeti duarbosh nga ceremonia e prestigjiozes franceze,  “France Football”, i cila kishte rezervuar një surprizë të veçantë për të, një risi edhe për eventin në fjalë.

Fjala është për trofeun “Sokrati”, e fituar nga Sadio Mane. Çmimi konsistonte në angazhimin jashtë fushës së lojës, aty ku Mane ka ndihmuar jo vetëm familje, por komunitete të mëdha në vendlindje.

Pas konkretizimit dhe marrjes së trofeut 30-vjeçari i pati edhe dy fjalë për “Topin e Artë”: “Do të vijë edhe momenti im për këtë trofe kaq të lakmuar. Ndoshta në 2023-shin? Të shpresojmë”, pohonte mes buzëqeshjesh ish-i i Liverpoolit.

Mane në merkaton e verës u largua nga Liverpool dhe u transferua tek Bayern Munchen në bundesligen Gjermane.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.