
Antarja e familjes së komandantit legjendar Adem Jashari dhe ish-deputetja Sala Jashari, në një intervistë për emisionin e mëngjesit në Kanal10, ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e festës së 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit.
Gjatë intervistës, Jashari theksoi se e ndien një përgjegjësi të madhe ndaj vendit dhe simbolikës së kësaj date, duke kërkuar që 28 Nëntori të shndërrohet në ditë zyrtare shtetërore në Kosovë.
“E shoh si një përgjegjësi të madhe. Ka nevojë të punohet shumë për vendin tonë dhe sidomos për 28 Nëntorin. Kam publikuar një deklaratë që vitin e ardhshëm 28 Nëntori të jetë datë zyrtare shtetërore e Kosovës, edhe pse e mbajmë si ditë pushimi në institucionet tona. Ka shumë punë, por besoj që me dëshirë e vullnet asgjë nuk është e pamundur,” tha ajo.
Ajo përsëriti se kjo ditë duhet të ketë statusin që i takon, për shkak të peshës historike në gjithë kombin shqiptar.