Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Salihu: Adem Jashari nisi luftën për të gjithë ne, jo vetëm për pragun e shtëpisë së vet

Gazeta10
05 March 2025 - 12:52

Fitim Salihu, njohësi i çështjeve politike, ka thënë se Adem Jashari nisi luftën për lirinë e të gjithëve, e jo vetëm për pragun e shtëpisë së vet.

Në një shkrim në rrjetin social Facebook, Salihu ka thënë se kjo e bën edhe më madhështore veprën e familjes Jashari.

“Familja Jashari kishte kushte materiale mbi mesataren e kohës. Ata mund të jetonin shumë mirë dhe të bënin jetë të rehatshme pa kokëçarje. Ata e kanë pasur mundësinë për të zgjedhur. Mes rehatisë dhe sakrificës, ata vetë e zgjodhën sakrificën, rezistencën, kryengritjen.

Së dyti, Adem Jashari nuk ra thjesht duke e mbrojtur pragun e shtëpisë. Nuk është se një mëngjes ata u zgjuan pa e ditur se pse e kanë okupatorin në oborr të shtëpisë. Adem Jashari e provokoi, e nxiti, e kërkoi luftën. Ai që nga viti 1991 ia ktheu pushkën Serbisë. Jashtë pragut të shtëpisë. Ai nisi luftën guerile për lirinë e të gjithë neve, jo vetëm për pragun e shtëpisë së vet. Kjo e bën më madhështore veprën heroike të Adem Jasharit dhe familjes së madhe Jashari” – ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.