Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Salihu nga “Frymo Lirshëm”: Shkollat janë në mungesë të psikologave, shqetësuese!

Gazeta10
29 January 2025 - 9:16

Udhëheqësi i kampanjës “Frymo Lirshëm”, Mehmet Salihu i ftuar në emisionin “Dita e re” ka treguar detaje nga kjo kampanjë dhe njëkohësisht ka folur rreth mungesës së psikologëve në shkollat e Kosovës.

Ai ka thënë se bashkëpunimi në qytetin e Mitrovicës ka qenë mjaftë i mirë dhe kampanja është përkrahur edhe nga organizatat joqeveritare.

Salihu ka shtuar se mungesa e psikologëve është mjaftë shqetësuese, raporton Gazeta10.

“Është vrejtur mungesa e psikologësve në shkollat në përgjithësi, shkollat e mesme në Mitrovicë janë gjithësej pesë, dhe nga këto vetëm njëra ka psikolog, aktivistët e shoqërisë civile, vullnetarët, ekspertët mjekësor të qendrës së mjekësisë familjare në Mitrovicë e kemi pasur një bashkëpunim të hatashëm, dhe të gjithë këtë kampanjë e kemi përmbyll me një konferencë dy ditore në Universitetin e Mitrovicës por edhe me një ekspozitë të vecantë për ‘Frymo Lirshëm’, tha ai për Kanal10.

Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.