Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sami Lushtaku për videon: Kurtoviqi të veproj nëse ka fakte, jo linçim publik ndaj Thaçit e Veselit

Gazeta10
03 October 2022 - 21:30

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt nga PDK, Sami Lushtaku ka goditur ashpër kryeministrin e vendit, Albin Kurti si reagim ndaj një videoje të publikuar sot të VV ku portretizohen si shkatërrues edhe ish krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli që po mbahen prej dy vitesh në Hagë.

Në një lidhje direkte për Pressing, ai ka thënë se “kjo videoje është e turpshme ndaj Thaçit e Veselit kur ata po mbahen në burg”.

“Kurtoviqi e ka pushtetin. I ka të gjitha në dorë. Nëse ne, ose kushdo u korruptu, le të veproj. Pse po pret. Të merret drejtësia por jo në këtë mënyrë” ka thënë Lushtaku.

Më tej, i pyetur nga gazetari se me shprehjen “Kurtoviq” po e ofendon kryeministrin KUrti, Lushtaku ka thënë se “më shumë e respekton një serb të Beogradit se Kurtin”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.