Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Samiti i Pragës, Rama: Kjo nuk është ide e re, është e vjetër

Gazeta10
06 October 2022 - 14:55

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se ideja që do të trajtohet në Samitin e Pragës nuk është e re por e vjetër, raporton Gazeta10.

Rama ka thënë se kjo ide po rilind në një kohë krizash dhe se uron që të vazhdojë edhe më tutje.

 “Ky samit nuk është një ide e re, është e vjetër. Por është rilindur në një kohë krizash dhe shpresoj që nuk nevojitet një krizë tjetër për një takim tjetër sikur ky. Uroj që nga ky takim të vazhdohet dhe të ndërtohet diçka shumë e rëndësishme për komunitetin e madh të evropian”, ka thënë Rama.

Më tej, ai ka thënë se është e rëndësishme që nga B pa E të kalohet në BE.

“Shqipëria është pjesë e Ballkanit Perëndimor e rrethuar me kufijtë evropianë dhe për ne është shumë e rëndësishme që duke qenë B pa E, të bëhemi BE”, ka shtuar Rama / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.