Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Samiti i Procesit të Berlinit, ambasada: Gjermania mbështet integrimin evropian të Kosovës, BE-ja duhet të zgjerohet

Gazeta10
23 October 2026 - 16:51

Ambasada gjermane në Kosovë, ka ndarë deklaratën e kancelarit të Gjermanisë, Friedrich Merz, pas Samitit të Procesit të Berlinit.

Në postim theksohet se ‘’BE’ja duhet të zgjerohet’’, dhe se, në samitin e djeshëm, Gjermania ka rikonfirmuar mbështetjen e saj për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

”Gjermania mbetet e përkushtuar ndaj mbështetjes së palëkundur për integrimin evropian të Kosovës”, thuhet në reagim.

Postimi:

“BE-ja duhet të zgjerohet.” 🇪🇺

Kancelari federal Friedrich Merz

Në Samitin e djeshëm të Procesit të Berlinit, në Sveti Stefan 🇲🇪, Gjermania 🇩🇪 rikonfirmoi mbështetjen e saj për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. 🇦🇱🇧🇦🇽🇰🇲🇪🇲🇰🇷🇸

Gjermania mbetet e përkushtuar ndaj mbështetjes së palëkundur për integrimin evropian të Kosovës. 🇩🇪🤝🇽🇰

Bashkëpunimi rajonal po sjell tashmë përfitime konkrete për qytetarët:

↗️ Tregti më të lehtë,

↗️ Njohje të kualifikimeve profesionale,

↗️ Më shumë mundësi për të rinjtë.

Faleminderit, Mali i Zi 🇲🇪, për kryesimin e shkëlqyer dhe për programin vjetor më gjithëpërfshirës të Procesit të Berlinit deri më sot!

I urojmë gjithë të mirat Austrisë 🇦🇹 në kryesimin e ardhshëm, me fokus te të rinjtë, pajtimi dhe bashkëpunimi rajonal!

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.