Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Sanksionet euro-amerikane: Pezullimi i liberalizimit të vizave për Kosovën

Gazeta10
07 June 2023 - 13:08

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian janë duke shqyrtuar dy faza të masave kundër Kosovës nëse ajo nuk përmbush detyrimet e saj dhe nuk de-përshkallëzon situatën në veri.

Sanksionet do të zgjerohen kundër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlës.

Kështu po raporton Euronews Albania, të cilët thonë se në fazën e parë parashihet të flitet për procesin e liberalizimit të vizave, përcjell Gazeta10.

Faza e parë e sanksioneve do të parashihte ngrirje të fondeve të BE-së, procesin e liberalizimit të vizave, procesin e pranimit në Këshill të Evropës, fondet e SHBA-së dhe projekte të tjera të perëndimorëve.

Ata gjithashtu në fazën e dytë kanë shqyrtuar për aleatët e Kosovës të ndërmarrin qasje pasive ndaj fushatës së Serbisë për çnjohje.

Në fazën e dytë do të parashihte që aleatët e Kosovës të ndërmarrin qasje pasive ndaj fushatës së Serbisë për çnjohje, si dhe riorganizim të pranisë ushtarake ndërkombëtare e reduktim serioz të kontingjentit amerikan dhe përjashtim të Kosovës nga organizata të caktuara ndërkombëtare.

Së fundi, teksti thotë se “nëse Kosova dështon të përmbushë detyrimet e saj, ajo rrezikon të ardhmen e saj”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.