Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Sanksionet në rast mos-zbatimi të marrëveshjeve Kosovë-Serbi, flet Lajçak

Gazeta10
01 December 2022 - 22:52

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Sebri, Miroslav Lajçak, ka deklaruar se Bashkimi Evropian pret që të zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura ndërmjet dy vendeve, duke përfshirë edhe ato që janë arritur para 10 vjetve në kuadër të dialogut, raporton Gazeta10.

Sipas Lajçakut, kjo edhe i bënë edhe më kredibile ato marrëvshje.

Ai ka theksuar se BE-ja nuk pranon qasje tjetër ndaj këtyre marrëveshjeve.   

“Unë vetëm mund ta përsërisë se BE-ja pret dhe kërkon që çdo gjë  që është rënë dakord në 10 vjet dialog duhet të zbatohet nga të dyja palët, me çka nuk mund të jetë qasje selective ndaj angazhimeve të marra nga palët. Pra, kjo është ajo që i bën marrëveshjet tona kredibile, kjo është ajo që e bën procesin kredibil. Dhe kjo është ajo që do t’i bëjë edhe marrëveshjet e ardhshme kredibile. Pra, nuk mund ta pranojmë qasjen, unë do ta bëj këtë por nuk do ta bëj atë”, shtoi Lajçak. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.