Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Saraçi nga LVV i bashkohet PDK-së në Prishtinë

Gazeta10
21 June 2023 - 14:24

Nënkryetarja e Prishtinës nga radhët e PDK-së, Donjeta Sahatçiu, njoftoi sot se ekipit të PDK-së në asamble iu bashkua Berna Saraçi nga Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas Sahatçiut, tani ekipi i partoisë së saj në Prishtinë përfaqësohet edhe me një super grua në Kuvendin Komunal.

“Ndihem jashtëzakonisht e plotësuar të shoh se si vizioni “Prishtina na bashkon” po jetësohet natyrshëm e me vullnet çdo ditë e më shumë. Prishtina na bëri bashkë në qeverisje fillimisht për projekte konkrete në arsim, shërbime publike, zhvillim rural, kulturë e sport, por që më pas u zgjerua në një frymë që veçse po lulëzon. Bashkë, pa fjalë shumë, me punë e përkushtim të sinqertë – ashtu sikurse edhe e kishim dëshiruar nga fillimi”, shtoi Sahatçiu në postimin e saj në Facebook.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.