
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka pritur në takim emisarin gjerman për Balkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, kjo pas ngjarjeve në veri të vendit.
Sarrazin e ka quajtur sulm kriminal dhe terrorist ngjarjen e së dielës.
Ai tha se një gjë e tillë është parë si e situatë e tmerrshme.
“Dje pamë një situatë të tmerrshme. E dënojmë fuqishëm këtë sulm kriminal dhe terrorist ndaj Policisë së Kosovës. Jemi këtu për të shprehur solidaritetin dhe ngushëllimet për familjarët, policinë e Kosovës dhe të gjithë shtetin”, ka thënë ai.